Qyteti i Shkupit rregullon hortikulturën e hapësirave publike të reja të gjelbra 9.2.2022

Qyteti i Shkupit në vitin 2022 fillon me realizimin e formimit të hapësirave të reja të gjelbra në Shkup, në të cilat mbillen pemë dhe fidanë të llojeve të ndryshme. Përveç hapësirave të reja të gjelbra dhe ekzistuese, është planifikuar vendosja e fidanëve shtesë në gjelbërimin ekzistues qendror dhe anësor përgjatë bulevardeve dhe rrugëve magjistrale.  

Në vitin 2022 është planifikuar furnizimi me fidanë pemësh, fidanë me gjelbërim të përhershëm, si dhe fidanë dekorativë dhe shkurre.