NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” me një sërë aktivitetesh me kërkesë të qytetarëve 9.2.2022

Gjatë gjithë ditës së djeshme ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” kanë kryer një sërë intervenimesh në territorin e Shkupit.

Sektori i Ujësjellësit shënon një numër të rritur ndërhyrjesh, si rikonstruksioni i rrjeteve të ujësjellësit, ndërrimi dhe riparimi i ventileve dhe lloje të tjera aktivitetesh në shumë lokacione. Ndërhyrjet janë realizuar në rrugët “Partenije Zogravski” dhe “Dimçe Mirçev” në Qendër, në rrugën 5, “Hristo Tatarçev”, “Malina Popivanova” dhe “Zhivko Firfov” në Kisela Voda, në disa lokacione në rrugën “Indira Gandi” në Shuto Orizare, në rrugët “Prebondova”, “Gjore Gjorevski” dhe “Ljubotenski Pat” në Butel,  “Slavej Planina” në Çair, në rrugën “Pandil Shishkov” në Lisiçen e Epërme, në rrugët “Gornovranovska” dhe “Todor Changov” në Aerodrom, rrugët në vendbanimet Stajkovcë dhe Inxhikovë, si dhe në rrugët “H. Zhefaroviq”, “S. Mihajlov”, “P. Toliati”, “Zh. Zhorest” në Gazi Baba, rrugët në Bukoviq dhe Gërçec në Saraj, në rrugët “Alekso Demnievski”, “Heraklea”,” Boris Sarafov”, “Mançu Matak” dhe “Stevo Filipoviq” në Gjorçe Petrov, si dhe në rrugët “Kozle” dhe “Zhdanec” në komunën e Karposhit.

Sektori i Kanalizimit gjatë ditës së djeshme ka pasur një numër të shtuar të ndërhyrjesh dhe aktiviteteve në të gjitha komunat e Shkupit, siç janë inspektimi i pusetave pas raportimeve, zhbllokimi i kanalizimeve, pastrimi manual i ulluqeve dhe hedhja e mbetjeve.