
QYTETI I SHKUPIT E LARGON ANIJEN E E PARË NË LUMIN VARDAR 9.3.2020
Sot u krijuan kushtet dhe ka filluar procedura e heqjes së anijes së parë nga shtrati i lumit Vardar, njoftoi sot ne konferencën për media kryetari, Petre Shilegov.
- Qyteti i Shkupit në periudhën e kaluar ka kryer procedura serioze juridike, me precizitet serioz juridik, me qëllim që të krijohen kushte për heqjen e anijes së parë nga shtrati i lumit Vardar, pa pasur rrezik për çfarëdo implikime financiare për qytetin tonë. Kushtet janë krijuar dhe brenda 30 ditësh shfrytëzuesi i të ashtuquajturës pajisje urbane është i detyruar ta heqë vetë. Në të kundërtën, këtë do ta bëjë Qyteti me shpenzimin e tij, pas skadimit të këtij afati, diku pas 10 Prillit të këtij viti - tha Shilegov
Ai theksoi se siguria e qytetarëve të Shkupit është në rend të parë.
- Të gjitha analizat dhe studimet që kemi bërë tregojnë se objektet e projektit "Shkupi 2014" që janë brenda në shtratin e lumit Vardar - anijet, mund të rrezikojnë seriozisht sigurinë nga përmbytjet, duke shkaktuar kështu dëme materiale dhe duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Nga ana tjetër, po pastrohemi me diçka që nuk ka qenë kurrë dhe kurrë nuk do të jetë Shkupi, dhe ky është projekti "Shkupi 2014". Zhvendosja e këtij objekti është aktiviteti i dytë që qyteti ka ndërmarrë pas heqjes së monumentit të Qosetos, dhe që është në ingjerenca të tij. Unë pres që edhe në të ardhmen të krijohen kushte, pa pasur implikime financiare për buxhetin e qytetit apo buxhetin e pushtetit qendror, të i heqim këto objekte nga shtrati i lumit Vardar. Tashmë kemi hequr themelet e të ashtuquajturës Rrota panoramike, dhe tani po heqim edhe varkën e vendosur afër Rrotës panoramike, duke parandaluar kështu pasojat e mundshme dhe duke rikthyer imazhin e qytetit - tha Shilegov.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK