FUNDJAVA ME SHI NUK I PENGOI QYTETARËT TE VOZITEN ME TELEFERIK 9.3.2020

Për të mbrojtur malin Vodno nga ndotja dhe për të mundësuar lëvizjen papengesa dhe të sigurt të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht të këmbësorëve dhe çiklistëve, radarët komunal të qytetit edhe këtë fundjavë kryen kontrolle të përforcuara  për parkim të parregullt në sipërfaqe publike dhe kanë shqiptuar gjithsej 6 gjoba për parkimin në gjelbërim.

Falë këtyre kontrolleve të përforcuara të radarëve komunalë të qytetit këtë fundjavë, u shmangën bllokimet e trafikut, autobusët falas ishin plotë, ndërsa vizitorët kishin kushte optimale për rekreacion.

Transportin falas te autobusëve këtë fundjavë e kane përdor mbi 1.200 udhëtarë në tre linjet falas të autobusëve që bëjnë 29 turne gjatë ditës drejt Vodnos së mesme. Parkingun gjatë fundjavës në Vodno e kanë përdorur 77 automjete sipas numrit të porosive të dërguara. Teleferiku ka punuar me kapacitet të plotë dhe ka transportuar  rreth 1 000 udhëtarë.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mundësuar rekreacion të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur Vodno është më së shumti e vizituar, Qyteti i Shkupit dhe NP "Parkingu i qytetit"  ka sjellë parkimin zonal në parkingjet në Vodno të mesme. Në parkingjet aty është vendosur sinjalizimi adekuat horizontal dhe vertikal si dhe tabela informative. Parkimi është falas për personat me hendikep, si dhe për autobusët turistik, ndërsa sanksionohet parkimi i parregullt. 

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre te i parkojnë vetëm ne vende te dedikuara për këtë qellim.