Qyteti i Shkupit nënshkroi Deklaratën për avancimin e pozitës së grave sipërmarrëse 8.3.2022

Sot në Qytetin e Shkupit u mbajt panel diskutimi për përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të grave, në të cilin është u nënshkrua Deklarata për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së grave sipërmarrëse.

Në panel diskutim morën pjesë përfaqësues të ndërmarrjeve publike nga Qyteti i Shkupit, gra në pozita drejtuese në administratën e Qytetit, përfaqësues të shkollave të mesme, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska tha se është e rëndësishme të ofrohet mbështetje sistemore e cila do të garantojë siguri ekonomike dhe pavarësi financiare, si dhe trajtim të drejtë për të mundësuar avancimin në karrierë të grave.

Në panel diskutim, kryetarja Arsovska në kuadër të Platformës Kombëtare për Gratë Sipërmarrëse, nënshkroi Deklaratën për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së grave ndërmarrëse, e cila si një nga qëllimet do të inkurajojë krijimin e politikave në procesin e reformave për pjesëmarrje më të madhe të grave në vendimmarrje dhe krijimin e politikave në nivel lokal dhe kombëtar.

-Gratë janë dhe kanë qenë gjithmonë iniciues të ndryshimeve shoqërore, prandaj duhet të punojmë në drejtim të krijimit të politikave që do të mundësojnë fuqizimin ekonomik të grave, të promovojmë shembuj të suksesshëm dhe të kontribuojmë për suksese të reja. Të vendoset mekanizëm mbështetjeje, të rritet pjesëmarrja e grave në procesin e vendimmarrjes, të ngrihet ndërgjegjësimi për potencialin, sepse në këtë mënyrë sigurohet zhvillimi personal dhe kolektiv në shoqëri, për të gjithë gjeneratat e tashme dhe të ardhshme, theksoi kryetarja Arsovska.