
QYTETI I SHKUPIT PËR HERË TË DYTË REALIZON AKSIONIN PËR DEZINFEKTIMIN DHE LARJEN E HAPËSIRAVE PUBLIKE 9.4.2020
Për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga përhapja e virusit korona dhe për të ngritur nivelin e higjienës publike, ekipet e Qytetit të Shkupit për herë të dytë po kryejnë aksion të madh për larje dhe dezinfektim të hapësirave publike në Shkup.
Sot, ekipet e NP "Parqet dhe gjelbërimi" po i lajnë dhe dezinfektojnë sipërfaqet publike në parkun "Ibni Pajko". Gjatë ditës së djeshme, u pastruan dhe dezinfektuan me dorë dhe me pajisje speciale shtigjet, ulëset, pavijonet, urat prej druri, rekuizitat për fëmijë dhe pajisjet stërvitore në të tre pjesët e Parkut të qytetit, në parqet në Çair dhe Gjorçe Petrov, në parqet “Maqedonia ”dhe“ Gruaja luftëtare” në Parkun e parajsës në Aerodrom. Dezinfektimi i sipërfaqeve publike është bërë përsëri në QSR "Saraj", në parkun "Gazi Baba" dhe në park-pyllin "Vodno".
Dje, zjarrfikësit e Shkupit dezinfektuan plotësisht hapësirat publike në bregun e lumit Vardar Si dhe u pastruan shtigjet dhe pajisjet urbane.
Në të njëjtën kohë, ekipet e NP "Higjena Komunale" kryen larjen dhe dezinfektimin e shesheve "Maqedonia" dhe "Filipi i dytë". Në rrugët e qytetit dhe bulevardet, nga ana tjetër, u bë larja dhe dezinfektimi i tyre.
Është me rëndësi të theksohet se NP “Higjiena Komunale”- Shkup për çdo ditë bën larje makinerike me autocisterna dhe bën dezinfektimin e bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në të gjitha komunat e qytetit, si dhe larje manuale dhe dezinfektim të sipërfaqeve më të frekuentuara publike në zonën qendrore të qytetit, si sheshi Maqedonia, Ura e Gurit, ura Goce Delçev, rruga Maqedonia, sheshi Filipi i Dytë dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit. Vazhdimisht dezinfektohen edhe të gjitha enët për mbledhjen e mbetjes, të vendosura në territorin e qytetit të Shkupit - kontejnerë mbitokësorë dhe nëntokësorë, përfshirë dhe mikro-lokacionet e tyre.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK