Aksion ekologjik për gjelbërimin në Saraj nga këshilltarët dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit 9.4.2022

Kryetarja Arsovska sot mori pjesë në aksionin ekologjik për gjelbërimin e Sarajit dhe përforcimin e kapaciteteve për bashkëpunim ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe komunave, me iniciativë të disa anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit.Iniciativa për këtë aksion është organizuar nga grupi këshilltarëve të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit në Qytetin e Shkupit, ndërsa aktiviteteve iu bashkuan edhe anëtarët e grupit të këshilltarëve të AA.

Gjatë aktiviteteve të sotme, kryetarja Arsovska dhe këshilltarët vizituan disa lokacione ku janë kryer aksione pastrimi, si dhe janë mbjellë drurë.

Krahas këtyre aktiviteteve, kryetarja Arsovska dhe këshilltarët sot u takuan me anëtarët e Këshillit të Komunës së Sarajit, ku u bisedua për përmirësimin e koordinimit të ndërsjellë me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë. Në takime u shkëmbyen mendime dhe ide për projekte, si dhe u dhanë propozime për veprim më të mirë të përbashkët dhe bashkëpunim ndërkomunal.

Qyteti i Shkupit edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të këtilla dhe u bëjmë thirrje të gjitha partive dhe organizatave të shoqërisë civile që ta mbështesin këtë aktivitet dhe të japin kontributin e tyre.