Me ngjarje sportive, rekreative dhe humanitare u shënua ditëlindja e 17-të e Komunës së Aerodromit 9.4.2022

Me program të pasur për fëmijët e çerdheve dhe nxënësit e shkollave fillore të komunës, sot në parkun “Avion”, nën moton “Bëjmë sport për Aerodromin”, u shënua ditëlindja e 17-të e Komunës së Aerodromit.

Në ngjarjen, në të cilën morën pjesë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, dhe kryetari i komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, përveç programit të pasur muzikor dhe argëtues, më të rinjtë patën mundësinë në dhjetëra poligone të ndryshme, përmes lojës dhe aktiviteteve të mësojnë për shumë sporte si futboll, basketboll, badminton, volejboll, gjimnastikë, hokej e shumë të tjera.

Në kuadër të manifestimit “Bëjmë sport për Aerodromin”, nën moton “Bëhu njeri” u mbajt një aksion humanitar, ku në një nga poligonet u vendos një kuti për të dhuruar mjete për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.