Qyteti i Shkupit do të financojë projekte dhe aktivitete me interes për të rinjtë 9.4.2022

Qyteti i Shkupit sot e shpalli thirrjen publike për shpërndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e programeve, projekteve, aktiviteteve dhe manifestimeve për të rinj me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2022.

Me këtë thirrje publike Qyteti i Shkupit dëshiron t'i inkurajojë të rinjtë për pjesëmarrje aktive në shoqëri nëpërmjet afirmimit dhe mbështetjes së aktiviteteve rinore, punës rinore dhe arsimit joformal në territorin e qytetit të Shkupit; inkurajimin e lidhjeve, shoqatave dhe formave të tjera të bashkëpunimit për të marrë pjesë në krijimin dhe zbatimin e politikave rinore, si dhe forcimin e kapaciteteve të shoqatave rinore në territorin e qytetit të Shkupit; të siguron kushte për shfrytëzim aktiv dhe cilësor të kohës së lirë të të rinjve; Inkurajimin e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete sportive dhe rekreative me theks në kultivimin e shprehive të shëndetshme jetësore; inkurajimi i aktiviteteve vullnetare tek të rinjtë, si dhe organizimi i seminareve dhe edukimeve; Inkurajimi i aktiviteteve në fushën e kulturës dhe artit në territorin e Qytetit të Shkupit; mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe rregullimit hapësinor në Shkup; nxitja e të rinjve në krijimin e ideve nga fusha e teknologjisë informatike.

Mjetet ndahen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022, nga Programi për aktivitetet në fushën e sportit dhe të rinjve në Qytetin e Shkupit për vitin 2022, në vlerën 3.000.000.00 denarë për shoqata civile, organizata joqeveritare, fondacione dhe persona të tjerë juridikë, si dhe në vlerën 1.500.000 denarë për persona fizikë.

Të dhënat e nevojshme si dhe propozim-programet dhe projektet, aktivitetet programore dhe manifestimet, me konstruksionin financiar, duhet të depozitohen në një aplikim të veçantë i cili mund të merret në Arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka 16) ose të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk

Thirrja publike zgjat 13 ditë kalendarike, nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik dhe në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk

Thirrja publike shpallet më 09.04.2022 dhe zgjat deri më 21.04.2022.

Thirrjen publike të plotë mund ta gjeni në linkun: https://skopje.gov.mk/media/8336/thirrje-publike-p%C3%ABr-shp%C3%ABrndarjen-e-mjeteve-buxhetore-p%C3%ABr-financimin-e-programeve-projekteve-aktiviteteve-dhe-manifestim.pdf