Po rikonstruktohet korsia e këmbësorëve në rrugën “Lubjanska” në Komunën e Karposhit 9.5.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit këto ditë filluan me rikonstruksionin e korsisë së dëmtuar të këmbësorëve në rrugën “Lubjanska” në komunën e Karposhit. Korsia e këmbësorëve po rikonstruktohet në një sipërfaqe prej 2300 metrash katrorë, në drejtim nga bulevardi “Partizanski Odred”i deri në bulevardin “Ilinden”.

Në suazat e aktiviteteve ndërtimore, deri më tani ka përfunduar segmenti në korsinë e këmbësorëve pranë “City Mall”, ku janë asfaltuar 400 metra katrorë në drejtimin nga bulevardi “Partizanski Odred”i deri në kryqëzimin me rrugën “Volgogradska” dhe janë vendosur shtyllëza mbrojtëse për të parandaluar parkimin e paligjshëm.

Aktivitetet ndërtimore për rikonstruksion vazhdojnë në pjesën e dytë të rrugës “Volgogradska” drejt rrugës “Razloveçko Vostanie”.

Me rinovimin e korsisë  së këmbësorëve do të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve në këtë segment dhe do të rritet siguria për të gjithë pjesëmarrësit në trafik në këtë pjesë të qytetit.