NUK KA MË SUBVENCIONE PËR BICIKLETA NGA QYTETI I SHKUPIT 9.6.2020

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se sot në ora 15:00 kuota e parashikuar për subvencione për blerjen e biçikletave është plotësuar, kështu që kërkesat e këtilla nga qytetarët nuk do të pranohen më. Deri sot në ora 15, janë dorëzuar 2.830 kërkesa në Qytetin e Shkupit nga qytetarët për subvencione për biçikleta të blera.

Më herët gjatë ditës së sotme, u plotësua edhe kuota e planifikuar për trotinete elektrikë, me gjithsej 214 kërkesa për subvencione për trotinet të blerë.

Në thirrjet publike për ndarjen e subvencioneve për blerjen e biçikletave dhe trotineteve, mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal dhe 30 për qind nga vlera e trotinetit elektrik, por jo më shumë se 7.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal.

Qëllimi i dy thirrjeve publike është të inkurajojë qytetarët të përdorin biçikletë ose trotinet elektrik sa më shumë dhe të kontribuojnë në lëvizshmëri të qëndrueshme urbane në qytet.