ME 15 KORRIK FILLON EDICIONI JUBILAR I FESTIVALIT CINEDAYS 9.7.2021

Në konferencën e sotme për media për edicionin jubilar të 20-të të festivalit CINEDAYS, në të cilën u shpalos programi i pasur, morën pjesë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, drejtori i Qendrës Kulturore Rinore (QKR), Ruse Arsov, koordinatori i Festivalit të Filmit Evropian – CINEDAYS, Margarita Arsova dhe drejtori i programit të QKR, Filip Nikollovski.

- I filluar si një projekt evropian 20 vjet më parë, nga Pedro Almodодоvar dhe Vivien Riding, Festivali “Cinedays” u mbajt në të njëjtën kohë në të gjitha vendet evropiane, me një qëllim kryesor për të kremtuar dhe zhvilluar filmin evropian, gjegjësisht për të zhvilluar dashurinë për filmin evropian. Por, ai festival, vetëm këtu në Maqedoni, vazhdon të jetojë dhe të mbindërtohet për 20 vjet. Jam krenar që kemi një nga festivalet më të mira të filmit, dhe konfirmimi i kësaj është akreditimi nga shoqata ndërkombëtare FLAPF, e cila e vendos këtë festival krah për krah me festivalet më të rëndësishme. Jam i bindur që zgjedhësit e programit të këtij viti do të kënaqin shijet e audiencës së tyre, e cila gjithmonë ka pasur një sens të jashtëzakonshëm për film të mirë - tha Shilegov.

Ai shtoi se CINEDAYS, me rastin e 20 viteve të ekzistencës së tij, këtë vit fut program të ri "Cinedays ngrohje - Kinema udhëtuese evropiane nën qiell të hapur", si projekt i përbashkët i Delegacionit të UE dhe QKR, me qëllim që të prezantohen filma të rinj evropianë në ambient të hapur.

- Bëhet fjalë për shfaqje vjetore të filmave të rinj evropianë, të pranuar nga kritikët dhe të dashur nga publiku evropian, që do të udhëtojë çdo vit në tre qytete të ndryshme. Këtë verë kemi filluar me Kriva Pallankën, Strumicën dhe Strugën. Këtë vit, Kinemaja Evropiane udhëtuese nën qiell të hapur do të shfaq 12 filma: 6 filma evropian të prodhuar në vitet e fundit, të cilët pasqyrojnë krijimtarinë dhe diversitetin evropian dhe që ofrojnë nga diçka për çdo shije, dhe 6 filma të shkurtër maqedonas, disa prej të cilëve janë vlerësuar në festivale të ndryshme në të gjithë botën dhe të pritur mirë nga adhuruesit e filmit. Çdo takim me filmat e promovuar të CINEDAYS, paraqet moment të njohjes se bëhet fjalë për një botë të artit filmik, i cili është shumë tërheqës për Qytetin dhe shkupjanët si audiencë. Si çdo vit, besoj se edhe këtë vit do të kërkohet një biletë plus, dhe publiku do të flasë për një kohë të gjatë për atë që do ta shohë në festival - tha Shilegov në konferencën për media.

Ruse Arsov, drejtori i QKR, tha se pandemia dhe gjithçka që ndodhi vitin e kaluar i detyroi ata të kërkojnë formate se si të vazhdojnë të punojnë dhe të mos anulojnë ngjarjet e planifikuara kulturore, respektivisht të organizojnë ngjarje në ambient të hapur dhe theksoi se ndoshta Cinedays duhet të jetë një festival veror. Ai shtoi se festivali do të mbahet në ambient të hapur në disa vende në të gjithë Shkupin nga 15 deri në 21 korrik.

Margarita Arsova, e cila është pjesë e festivalit për 10 vjet dhe është koordinatore këtë viti, tha se kanë një program të shkëlqyeshëm edhe këtë vit, dhe se ajo është shumë e lumtur që në kuadër të programit gala do të ketë filma që shfaqen në festivalin në Kan, ndërsa do të i sjellin në Cinedays.

Drejtori programor i QKR, Filip Nikollovski, paralajmëroi edhe disa punëtori edukative si pjesë e festivalit, ku ekipet e përbërë nga të rinj të moshës 15 deri në 20 vjeç, do të krijojnë muzikë për film, do të punojnë në temën e Ekologjisë dhe ndryshimeve klimatike, do të krijojë film për 72 orë, si dhe program të pasur muzikor.