Pas katër dekadash po rikonstruktohet rruga” Skoevska” në Radishanë 9.8.2022

Qyteti i Shkupit sot filloi rikonstruksionin e rrugës “Skoevska” në lagjen Radishanë, Komuna e Butelit. Në fillimin e punimeve morën pjesë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Me këtë projekt do të rikonstruktohet plotësisht rruga automobilistike dhe tre degët e saj, me gjatësi të përgjithshme rreth 1800 metra dhe gjerësi 6 metra, nga kryqëzimi me rr. “Gjore Gjorevski” deri në kryqëzimin me rr. “Radishanska”, gjithashtu është planifikuar edhe rregullimi adekuat i parterit dhe gjelbërimit.

- Bëhet fjalë për një nga rrugët më të rëndësishme të këtij vendbanimi, e cila nuk është rikonstruktuar për më shumë se katër dekada dhe siç mund të shihet në terren është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe. Për Qytetin e Shkupit, siguria e qytetarëve është prioritet dhe me realizimin e këtij projekti, banorët e lagjes Radishanë do të kenë një rrugë të rikonstruktuar plotësisht me sinjalistikë rrugore horizontale dhe vertikale dhe rregullim adekuat të parterit dhe gjelbërimit - theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.  

Kryetarja Arsovska shtoi se përveç kësaj rruge, para fillimit është edhe rikonstruksioni i një pjese të rrugës “Butelska” dhe shumë projekteve tjera, në përputhje me kërkesat e qytetarëve të komunës së Butelit. 

Kryetari i komunës, Kostovski shprehu kënaqësinë me fillimin e realizimit të këtij projekti, të cilin Qyteti i Shkupit e realizon nëpërmjet marrëveshjes për bashkëpunim ndërkomunal, duke plotësuar në këtë mënyrë nevojat e më shumë se 7.000 banorëve të vendbanimit Radishanë.

Vlera e këtij projekti ndërtimor është 20.541.605 denarë, ku nëpërmjet ankandit publik elektronik u arrit edhe ulja e çmimit dhe kursim prej 20% nga vlera e parashikuar e projektit.