DËNIM MAKSIMAL PËR DRURIN E PRERË 9.10.2021

Inspektorati i Qytetit të Shkupit, sot komunës së Kisella Vodës dhe personit përgjegjës u ka shqiptuar gjoba maksimale prej 1800 eurosh për shkak të prerjes së drurit në bulevardin Boris Trajkovski. Druri është prerë pa leje dhe miratim nga Qyteti i Shkupit.

Mbrojtja e gjelbërimit është prioritet kryesor i mjedisit jetësor, ndërsa reagimi i shpejtë është konfirmim se shërbimet e inspektimit të qytetit janë në lartësinë e detyrës dhe se mosdënimi në Shkup nuk do të tolerohet më.