ARSOVSKA U TAKUA ME KANDIDATËT PËR KRYETAR TË QYTETIT TË SHKUPIT 9.11.2021

Sot patëm takim me kandidatët për kryetar për Qytetin e Shkupit në zgjedhjet lokale 2021. Një pjesë e projekteve të cilat janë konstruktive dhe ishin pjesë e programeve të të gjithë kandidatëve për kryetarë, vlerësoj se duhet të përfshihen për realizim në Qytetin e Shkupit, për katër vitet e ardhshme, sepse, secili nga kandidatët ka kualitetet e tij dhe njohuritë e tij, që ishin theksuar në garën zgjedhore, për Shkup më të mirë, më të bukur dhe kjo mund të kontribuojë në vizionin e përbashkët për qytet modern që do të ofrojë mundësi të barabarta për jetë për të gjithë qytetarët.

Ky duhet të jetë angazhim i vazhdueshëm i përbashkët për ndryshime pozitive, për të mirën e qytetit dhe bashkëqytetarëve tanë. Formimi i një organi punues është hapi i parë drejt realizimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të veprojë në drejtim të krijimit të propozim politikave konstruktive për zhvillimin e qytetit në vitet e ardhshme. Përmes këtij organi punues secili do të mund të kontribuojë me idetë dhe sugjerimet e veta, për të mirën e qytetit.

Të tregohemi të hapur, bashkëpunues, të jemi transparentë, dhe të tregojmë se njerëzit mund të jenë në garën zgjedhore, por megjithatë të veprojnë në mënyrë konstruktive duke pasur interesin publik të qytetarëve para së gjithash si prioritet. E vlerësoj ekspertizën e kandidatëve dhe besoj se secili prej tyre mund të kontribuojë për të sjellë ndryshimet për Shkupin tonë.