Për herë të parë transmetim i drejtpërdrejtë i seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit 9.12.2021

Seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është seanca e parë që transmetohet drejtpërdrejtë për publikun. Edhe pse më parë ishte premtuar, transmetimi i drejtpërdrejtë pas përpjekjeve të gjata dhe përgatitjeve teknike u mundësua për herë të parë në seancën e sotme.

 Transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit, qytetarët mund ta ndjekin në faqen Facebook të Qytetit të Shkupit, si më poshtë:

 

Në gjuhën maqedonase – https://www.facebook.com/CityofSkopje/

 

Në gjuhën shqipe - https://www.facebook.com/Qyteti-i-Shkupit-1823774994586676/

 

Kjo risi në të ardhmen do të jetë një praktikë e rregullt dhe seancat e Këshillit të Qytetit të Shkupit, qytetarët do të kenë mundësi t’i ndjekin direkt nëpërmjet  mediumeve sociale zyrtare të qytetit, me qëllim rritjen e transparencës në punën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, që është edhe një hap përpara drejt dixhitalizimit të plotë të Qytetit.