Arsovska: Nga java e ardhshme do të fillojnë kontaktet e rregullta me mediat, do të elaborohet se çfarë po ndodh në qytet 9.12.2021

“Unë, me qëndrimin tim mendoj se jam krejtësisht e kundërta me atë që kishim në udhëheqjen e mëparshme të qytetit. Planifikoj të krijoj një mënyrë tjetër të bashkëpunimit, dhe nga java e ardhshme, dhe mëtej të fillojmë kontaktet e rregullta me mediat, jo vetëm me brifingje por edhe me press-konferenca për media, ku thjesht do të elaborohet se çfarë po ndodh në qytet”, - tha Danela Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit në emisionin “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në televizionin Kanal 5.

Arsovska shtoi se dëshiron të ketë përgjigje për të gjitha pyetjet që i shqetësojnë qytetarët, ndërsa me një muaj si kryetare e Shkupit kjo nuk është e mundur.

“Proceset kanë filluar për të gjitha punët, jo vetëm për projektet që duhen realizuar por edhe për revidimin e gjithçkaje që po ndodh në qytet. Ne vërtet po hasim gjëra të çuditshme dhe besoj se për të njëjtat përmes një procesi që do të jetë transparent ku edhe do të zbulohen gjendjet ”, tha Arsovska.

Arsovska theksoi se gjatë fushatës ka punuar me të gjithë shkupjanët, ka punuar me njerëzit që janë miqtë e saj dhe me njerëzit që e njohin, si dhe me njerëzit që e kanë përkrahur.

“Dhe siç thashë, do të jem përfaqësuese e të gjithë qytetarëve të Shkupit në qytetin e Shkupit. Dhe tani në këtë moment në Qytetin e Shkupit punoj me njerëzit që janë aty nga udhëheqja e mëparshme e kryetarit, madje edhe ata para tij, domethënë këta janë njerëz profesionistë, të cilët e njohin punën e tyre. Dhe të gjithë ata njerëz që janë profesionistë dhe që e kryejnë punën e tyre në interes të qytetit të Shkupit, jo për mua në radhë të parë, por në interes të shkupjanëve, mendoj se duhet t'u jepet mundësia dhe besoj. se do të jetë hapi më i mirë që të kemi vazhdimësi në punën e Qytetit të Shkupit”, sqaroi Arsovska.

Arsovska tha se shkupjanët meritojnë të kenë udhëheqje të shpejtë, efikase dhe efektive. Nevojitet një revidim i detajuar, veçanërisht i atyre projekteve madhore për të cilat kishte vërejtje të detajuara në programin e saj.