
Arsovska: Për BRT-në kanë planifikuar të shpenzojnë 70 milionë euro pa vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, dhe nuk janë konsultuar edhe qytetarët 9.12.2021
-Për transportin BRT nuk ekziston as prezantim para Këshillit të Qytetit të Shkupit, as vendim i Këshillit të Qytetit të Shkupit, kurse ata janë përfaqësues të qytetarëve në qytet. Kanë marrë si obligim të shpenzojnë 70 milionë euro, ndërsa Këshilli nuk ka sjellë vendim, deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në „Vetëm intervistë“ në Kanal 5 duke shtuar se shkupjanët as janë pyetur, as janë informuar për këtë.
- Nuk kam ndërmend të bëj diçka pa u konsultuar me shkupjanët, sepse ata nuk janë konsultuar për zgjidhjen BRT. Në vitin 2017 dikush kishte fushatë për tramvaj e cila në vitin 2019 u shndërrua në BRT. Në vetë analizat të cilat janë porositur nga Qyteti i Shkupit thuhet se për qytetarët ky projekt është i panjohur dhe nuk dinë se çfarë do të sjellë ky projekt, tha Arsovska.
Ajo shtoi se ekzistojnë rreziqe nga ky projekt dhe qytetarët duhet të dinë pse BRT-ja nuk është një zgjidhje e mirë.
- Rrezik është mënjanimi i gjelbërimit qendror nga “Partizanska”, por rreziku më i madh është se nën këtë gjelbërim gjendet instalimi kryesor për ujin e pijshëm. A janë njohur qytetarët me faktin se duhet të ndërtohet urë e re te ura “Kombet e Bashkuara” dhe se e njëjta nuk është kalkuluar në buxhetin prej 70 milionë eurosh dhe se ura e re do të jetë një detyrë serioze për nga pikëpamja financiare. Dhe ky është një shpenzim shtesë prej mbi 6 milionë euro, thotë Arsovska.
Sipas Arsovskës, e ndershme është të prezantohen këto gjëra para shkupjanëve dhe të vendosin nëse kjo është një zgjidhje e mirë për ta.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK