Arsovska: Transporti publik falas do të zhvillohet në etapa, do të punohet në prokurimin e autobusëve elektrikë 9.12.2021

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në emisionin „Vetëm intervistë“ në televizionin Kanal 5 theksoi se transporti publik falas është njoftuar si zbatim në etapa. Faza e parë tashmë ka filluar, e ajo është rishikimi dhe optimizmi brenda procesit.

„Për pensionistët për çdo rast është i domosdoshëm kthimi i transportit falas që kanë pasur më parë. Kjo është diçka që është me të vërtetë në interes të tyre dhe mendoj se e kanë merituar dhe si kategori e qytetarëve meritojnë të kenë transport publik falas. Më tej të barazohen kategoritë, i pamë se i ka sipas meje. Kjo është vendosja e barazisë jo vetëm për studentët dhe gjimnazistët, por edhe për ata që janë në shkolla të mesme private dhe fakultete private. Ata nuk janë më pak nxënës apo studentë, domethënë duhet të kenë një privilegj të tillë të njëjtë si edhe të tjerët që të kenë mundësi ta përdorin“, sqaroi Arsovska.

Arsovska shtoi se do të vendosen jo vetëm këto linja që janë njoftuar por do të bëhet edhe një plan program që të ketë mundësi të sillen autobusë elektrikë të rinj, të vendosen në korsi të shpejta të cilat duhet të rregullohen siç është praktika në trafikun rrugor në pjesën më të madhe të kryeqyteteve të Evropës.