Me kërkesë të kryetares Arsovska është rritur ndihma financiare për familjet e viktimave në aksidentin e autobusit 9.12.2021

Me kërkesë të kryetares Arsovska, në seancën e dytë të sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, shuma e parashikuar në propozim-vendimin për ndarjen e ndihmës financiare për familjet e viktimave në aksidentin e autobusit që ndodhi në Bullgarinë fqinje u rrit në 3,5 milionë denarë, me qëllim që t’u ndihmohet familjeve.  

 - Në këtë seancë propozoj që ky zë të rritet në 3,5 milionë denarë, me qëllim që t’u ndihmohet familjeve të viktimave dhe të lënduarve në aksidentin e autobusit -  tha kryetarja Arsovska në fjalën e saj në seancën e sotme të Këshillit. 

Qyteti i Shkupit edhe një herë shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.