Në 24 orët e para janë shqyrtuar 51 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet 24@skopje.gov.mk 9.12.2021

Adresa elektronike për komunikimin me qytetarët 24@skopje.gov.mk funksionon në mënyrë aktive si pjesë e programit për qytetin e hapur 24 orë. Në 24 orët e para pranë Qytetit janë depozituar 51 kërkesa të qytetarëve dhe të njëjtat janë shqyrtuar nga administrata e qytetit.
 
Nëpërmjet adresës elektronike të re, qytetarët raportuan problemet dhe kërkesat deri te Qyteti i Shkupit, dhe shumica e raportimeve të tyre kanë të bëjnë me probleme të cilat lidhen me komunikacionin, infrastrukturën, higjienën komunale, si dhe kërkesa për angazhimin më të madh të seksioneve të sektorëve të tatimeve, urbanizmit dhe të administratës së qytetit në përgjithësi. Një pjesë e madhe e kërkesave të qytetarëve tashmë janë zgjidhur, ndërsa të tjerat janë në procesin e zgjidhjes.
 
Qyteti i Shkupit në këtë mënyrë mundëson shërbime të më të mira për qytetarët, transparencë në punë, nëpërmjet dixhitalizimit të plotë të administratës e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve.