Shkupi një hap më afër infrastrukturës së pandërprerë të çiklizmit dhe uljes për 25% të shërbimeve të parkingut. 9.12.2021

Shkupjanëve dhe në përgjithësi qytetarëve të Maqedonisë duhet t'u ofrohet zgjidhje e përshtatshme, zgjidhje alternative nëse ata dëshirojnë dhe duhet të përdorin transportin publik ose transportin alternativ. Për të përdorur biçikletat duhet të kenë një infrastrukturë të vazhdueshme dhe të pandërprerë të çiklizmit. Këto janë kërkesat e tyre dhe është diçka që më parë dhe tani në këtë program premtohet se do të ketë një projekt vërtet fantastik që nuk do të rrezikojë jetën apo sigurinë e shkupjanëve, dhe do të jetë diçka vërtet cilësore sesi ata do mund t’i përdorin biçikletat pa asnjë problem”, tha Danela Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit në emisionin “Vetëm Intervistë” (Samo intervju) në televizionin Kanal 5.

Arsovska shtoi se me kontejnerët e vendosur nga kryetari i mëparshëm përballen me probleme edhe këmbësorët dhe çiklistët.

Dhe për këtë ka zgjidhje, domethënë që ato zgjidhje të mos jenë as në shtigje për këmbësorë as në ato për biçikleta”, tha Arsovska, duke folur për kontejnerët të cilët i ka vendosur Shilegov.

Arsovska theksoi se është dërguar kërkesë për uljen e çmimit të parkimit dhe ka filluar procedura, dhe pritet vendimi nga këshilli drejtues i ndërmarrjes publike Parkingu i Qytetit me çka do të pranohet ulja e çmimeve për parking.

“Procedura tashmë ka filluar, është dhënë në ndërmarrjes publike Parkingje dhe ata duhet të marrin vendim përkatës në këshillin e tyre të drejtues. Ndërsa më tej ai vjen në Qytetin e Shkupit për miratim nga Këshilli”, sqaroi Arsovska.

Arsovska tha se do të ketë ulje prej 25% në shërbimet e parkingut të qytetit në Shkup