
QYTETI I SHKUPIT DO TA RINDËRTON RRUGËN LLUKA GEROV NË GJORÇE PETROV 10.4.2021
Qyteti i Shkupit përmes bashkëpunimit ndër-komunal me Komunën Gjorçe Petrov do të financojë plotësisht rindërtimin e Rrugës Lluka Gerov.

Ky vendim është miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e fundit, me të cilin Qyteti do të financojë plotësisht aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e kësaj rruge dhe do të ndajë 28.350.164 denarë nga buxheti i tij.
Kjo rrugë është rrugë anësore në përputhje me PPU të Qytetit të Shkupit 2012-2022 dhe është e një rëndësie të jashtëzakonshme sepse është rruga qendrore që kalon nëpër vendbanimin Dame Gruev dhe lidh një numër të madh vendbanimesh (Fshati i ri, Orman, Vollkovë ...) në pjesën e mbetur të qytetit.

Me këtë projekt parashikohet rindërtimi i plotë i rrugës Lluka Gerov, e cila është e gjatë rreth 1.300 metra, në pjesën nga mbikalimi hekurudhor në afërsi të rrethrrotullimit deri në kishën e Shën Pjetrit dhe Pavle, deri në fund të rrugës ku e njëjta kyçet në rrugën eVollkovës. Me rikonstruksion e rrugës Lluka Gerov parashikohet riparimi i plotë i rrugës ekzistuese dhe trotuareve.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK