QYTETI I SHKUPIT DO TË HAP DHOMË NDIJORE NË LAGJEN RADISHAN 10.7.2019

 

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Butelit do të hapë një dhomë ndijore në kopshtin "11 Tetori" në lagjen Radishan. Në këtë dhomë do të trajtohen fëmijët me çrregullime zhvillimore dhe autizëm, dhe me ta do të punojë ekip ekspertësh i përbërë nga defektolog, pedagog, psikolog, logoped dhe edukator.

Qëllimi i hapjes së dhomës ndijore është t'u përgjigjet nevojave të fëmijëve me çrregullime zhvillimore dhe autizëm, si dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve dhe familjeve të tyre. Periudha e hershme dhe parashkollore është thelbësore për zhvillimin e integrimit ndijor.

Dhoma ndijore do të ketë sipërfaqe prej mbi 60 metra katror, me një tualet të përshtatur për persona me aftësi të kufizuara dhe një hyrje të veçantë nga hyrja që përdoret zakonisht. Shërbimet në dhomën ndijore do mund të përdoren nga fëmijët e territorit të komunës së Butelit. Puna me fëmijët kryhet përmes qasjes individuale dhe çdo ditë mund të përfshijë 10-12 fëmijë. Në dhomën e integrimit ndijor gjithashtu parashikohet të praktikohet edhe terapi muzikore.

Dhoma do të jetë e pajisur me dysheme dhe mure të butë,  tub interaktiv me ujë, topa dhe flluska që notojnë, disko-top rrotullues,  reflektor, foli të pasqyrës që rrisin efektin e të gjitha pajisjeve në dhomë, aroma-aerosol për aromaterapi, kolltuk me vibracion muzikor, llamba UV, balancues rrotullues me masazher dhe elemente tjera që duhet të plotësojnë standardet botërore dhe standardet e cilësisë

Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit ka ndarë buxhet prej 700,000 denarë për pajisjen e dhomës ndijore, ndërkaq vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal midis Qytetit të Shkupit dhe Komunës Butel për pjesëmarrje financiare për pajisjen e dhomës ndijore do të jetë në rendin e ditës të seancës së ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.