RRETH 1.600 AMVISËRI KANË APLIKUAR PËR SUBVENCIONE PËR BLERJEN E KONDICIONERËVE INVERTERË 10.9.2019

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se mjetet financiare të parashikuara për subvencione për blerjen e inverterëve janë shterur, respektivisht deri sot në ora 15.00 kanë arritur  rreth 1.600 kërkesa.

Me këtë, është plotësuar kushti për përfundimin e thirrjes publike të Qytetit të Shkupit, dhe kërkesat e qytetarëve për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e inverterëve për vitin 2019 nuk do të pranohen nga punonjësit në arkivin e Qytetit të Shkupit.

Me Thirrjen publike për subvencione për blerjen e inverterëve, Qyteti i Shkupit qytetarëve të cilët kanë blerë inverterë nga data  01 janar 2019, deri në ditën e përfundimit të Thirrjes do t’u jep subvencione në vlerë prej 50%, por jo më shumë se 15.000 denarë me përfshirjen e tatimit personal të të ardhurave për amvisëri. Thirrja publike realizohet sipas parimit „i ardhuri i parë, i pari shërbehet’’.

Të drejtë për subvencione të një pjese të mjeteve për blerjen e inverterëve kanë pas personat fizik të cilët janë banorë të qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel, Saraj), dhe të cilët kanë blerë inverterë pas 1 janarit të vitit 2019 deri në ditën e përfundimit të thirrjes, dhe kanë dorëzuar kërkesën për kompensim të një pjese të shpenzimeve për furnizim të inverterëve.

Subvencionimi i qytetarëve në blerjen e një sistemi modern të ngrohjes është aktivitet i paraparë në masat e Planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe është pjesë e masave të Planit aksional të Strategjisë për ndryshimet klimatike të Qytetit të Shkupit.