JANË LARGUAR 221 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE 10.9.2019

Gjatë javës së kaluar (02.09 - 08.09.2019) me automjetet speciale –merimanga-  janë larguar 221 automjete nga sipërfaqet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të pa rregullt, 45 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 176 automjetet tjera janë larguar me urdhëresë nga policia e trafikut për shkak të shkeljeve të bëra si: parkim  në rrugë, në shteg biçikletash, në vendkalim për këmbësorë, në trotuar, në sipërfaqe të gjelbër në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes nga  pala e tretë.

Kontrollorët e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 305 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, më saktë, për mos pagesë të shërbimit për  parkim. Nga këto, 45 automjete u larguan me shërbimin “merimanga” për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking.

 

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike "Parkingu i qytetit" apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, dhe automjetet e tyre t'i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë.