QYTETI I SHKUPIT RREGULLON KUART TË RI TË GJELBËR TEK “MLIN BALLKAN” 10.9.2020

Nga sot, Qyteti i Shkupit do të rregullon një kuart të ri të gjelbër në sipërfaqen e parkut i vendosur para dhe pas ambulancës "Mlin Ballkan". E gjithë sipërfaqja e parkut në pjesën e përparme dhe të pasme do të ridizenjohet duke lënë vetëm gjelbërimin e lartë dhe duke e përshtatur atë në konceptin e ri të rregullimit të hapësirës.

Pjesa e parkut para ambulancës do të rregullohet që të përdoret në maksimum si vend për pushim, komunikim dhe kontakte, ndërsa pjesa e pasme e parkut do të jetë shesh lojërash për fëmijë me pajisje që mund të përdoren nga të gjithë fëmijët mbi tre vjet.

Rregullimi i këtij këndi të ri është pjesë e projektit për ridizajnimin e zonave të gjelbra publike në 4 lokacione në Shkup, sipas të cilit, kuartet e gjelbra do të formohen në bulevardin Jane Sandanski - tek "Pallma", në kryqëzimin e Bulevardit Jane Sandanski dhe rrugës Vladimir Komarov dhe në Bulevardin Ilinden, pranë shkollës së mesme "Orce Nikollov", ku aktivitetet në terren tashmë janë duke u zhvilluar.

- Sot fillojmë rregullimin e kësaj hapësire, e dyta me radhë nga gjithsej 4 lokacione në komuna që janë rezultat i analizës që kemi bërë përmes Skopje Lab. Këtu përpara “Mlin Ballkan” në njëzet ditët e ardhshme në një sipërfaqe prej rreth 600 metra katrorë do të riorganizohet kjo sipërfaqe plotësisht dhe më pas do t'i dorëzohet komunës së Qendrës. Ju e dini që javën e kaluar kemi filluar aktivitetet për rregullimin e parkut në komunën e Karposhit, dhe na kanë mbetur edhe dy lokacione në komunën e Aerodromit. Pres që pas rregullimit kjo hapësirë të plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve të kësaj lagje sepse u anketuan njerëzit që jetojnë në këtë mikro lokacion, u analizuan kërkesat e tyre dhe në përputhje me to u përpiluan projektet - tha Shilegov.

Lokacioni u zgjodh nga qytetarët si një nga 7 vendet në Shkup të identifikuara në kuadër të Iniciativës të Skopje Lab dhe UNDP-së që filluan në vitin 2018. Përfshirja në këtë proces nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e lokacioneve, por edhe në identifikimin e nevojave të tyre në secilin prej këtyre lokacioneve veç e veç. Grupmosha të ndryshme të qytetarëve u përfshinë në proces duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore – onlajn pyetësorë, intervista në terren, vëzhgim, foto dokumentacion. Janë identifikuar nevojat e qytetarëve që jetojnë në këto lokacione, gravitojnë ose kalojnë nëpër to.

Si rezultat i procesit janë 7 dizajne konceptesh të "Skopje Lab" më pastaj të përpunuara e të zhvilluara në elaborate për realizim, të cilat janë udhëzues për rregullimin e tyre të mëtejshëm nga Qyteti i Shkupit dhe komunat.

- Ky aktivitet është pjesë e rregullimit të hapësirave të braktisura në qytetin tonë, kjo është pjesë e gjelbërimit të qytetit tonë, tashmë kam thënë se mbi 115,000 metra katrorë janë gjelbëruar deri më tani, dhe sezoni i vjeshtës është para nesh. Pra, përmirësimi i kushteve të jetës në infrastrukturë, si dhe mikro-lokacionet janë domosdoshmëria jonë për të rritur cilësinë e jetesës sonë urbane në qytet - tha Shilegov.

Në fillimin e aktiviteteve për rregullimin e kuartit të ri të gjelbër tek “Mlin Ballkan” ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç.