10.01.2022 10.1.2022

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit janë në terren dhe aktivisht janë duke punuar, me qëllim që bulevardet dhe rrugët nën kompetencë të Qytetit të jenë të pastra dhe të kalueshme, dhe të mos ketë ngecje në trafik për shkak të borës.

Lokacionet të cilat janë pastruar deri më tani:

-Bulevardi Sllovenia

-Bulevardi Nikolla Karev

- Vendbanimi Dame Gruev

-Rruga “Radishanska”

-Rrugët nëpër komunën Shuto Orizare

-Rrugët nëpër vendbanimin Draçevë

-Stacioni i fundit i linjes 24 në Sopishtë

- Rruga për në Klinikën e Fëmijëve në Kozle

-Rruga nga Nerezi i epërm deri në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

-Rruga Pavel Shatev

- Kryqëzimi tek hoteli Kontinental

-Ura në Maxhari

-Ura në Bardovcë

-Bulevardi Bosnjë dhe Hercegovina

Nën kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë nën kompetencë të komunave të cilat janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.