Arsovska: Qyteti i Shkupit dhe komunat kanë mjete të kufizuara, mund të propozojmë një sërë masash për dalje nga kriza 10.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në emisionin debativ Top Tema në televizionin Telma, e pyetur nëse Qyteti do të ndërmarrë ndonjë masë për të zbutur situatën me furnizimin me energjinë termike në kryeqytet dhe nëse vallë ka para për subvencione për qytetarët, Arsovska theksoi se Qyteti do të ndihmojë me propozimin e masave.

“Propozimi i masave është ajo që mund të bëjmë duke pasur parasysh praktikat që ekzistojnë jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ne thjesht mund të ofrojmë masa që do të lehtësojnë goditjen e çmimeve për qytetarët, sepse fatkeqësisht, siç e dini, komunat në Shkup ndodhen në pozitë të palakmueshme, janë të tejngarkuara me borxhe, dhe këto janë borxhe që janë grumbulluar para kësaj periudhe. Kjo gjendje momentale nuk mundëson të ndërhyjmë apo të ndërmarrim hap drastik, ne praktikisht kemi shpenzimet tona që ne si Qytet duhet t'i mbulojmë dhe të gjitha ato janë në interes të qytetarëve, por janë shumë komplekse që të mund të ndërhyjmë për masa të këtilla, ndërkaq shkalla e decentralizimit të komunave dhe mjetet që i marrin për të punuar janë në të vërtetë mjaft të kufizuara”, tha Arsovska.

Kryetarja Arsovska theksoi se atë që Qyteti i Shkupit e propozon si sërë masash rekomandohet nga kontaktet që ka nga vendet evropiane, duke marrë Belgjikën si shembull që ka ndihmuar kompanitë që kanë lidhur kontrata për furnizim me energji elektrike me operatorët ekonomikë dhe kjo është një nga shembujt që duhet të ndjekë dhe zbatojë vendi jonë.