
Arsovska: Transport publik falas për shkupjanët definitivisht do të ketë 10.1.2022
“Buxheti i Qytetit të Shkupit është vërtet shumë i ngarkuar, por megjithatë në asnjë rast nuk do të heqim dorë nga projekti për transport publik falas, ashtu siç ishte shkruar në program dhe siç ishte prezantuar gjatë gjithë fushatës - do të realizohet, në faza. Ndërmarrja publike ndodhet në borxhe të mëdha, ajo duhet të menaxhohet që të mund të konsolidohet funksionimi i saj, e cila për momentin është e ngarkuar edhe më shumë nga kjo krizë energjetike, por definitivisht do të ketë transport publik falas për shkupjanët, ashtu si ishte premtuar” - tha Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Arsovska në emisionin debativ Top Telma në TV Telma.
Lidhur me dezinformatat, siç i quajti Arsovska, që qarkullojnë në opinion se projekti për transport publik falas nuk do të realizohet, kryetarja tha se është shumë e papërgjegjshme që t’i plasohen të pavërteta të këtilla në opinion.
“Besoj se duhet të përpiqemi t'i shpjegojmë publikut se cilat janë pozicionet e Qytetit, se projekti do të realizohet dhe do të ndodhë në periudhë tranzicioni sepse ky është një investim konkret dhe serioz që do të mbetet në interes të qëndrueshëm për qytetarët.”-përfundoi Arsovska
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK