
Reagim i Qytetit të Shkupit në lidhje me njoftimin e LSDM-së 10.1.2022
Qyteti i Shkupit as nuk mundet dhe as nuk ka asnjë lloj kompetence për krijimin dhe zbatimin e politikave energjetike dhe ekonomike, që mund ta zgjidhin këtë krizë nga e cila dëmin më të madh e pësojnë qytetarët. Nebuloze janë pretendimet e LSDM-së e cila e la Qytetin në borxhe, pas katër vitesh drejtimi pa nikoqirllëk me Qytetin nga ana e kryetarit të tyre, që tani të flasin punën e kësaj administrate.
Kompetencat janë të qarta dhe është pikërisht Qeveria e LSDM-së ajo që duhet të marrë përgjegjësi në nivel kombëtar dhe të tregojë kujdes të vërtetë për qytetarët, nëpërmjet një sërë masash për uljen e goditjes ekonomike dhe energjetike me të cilën përballemi të gjithë. Në kohën e paralajmërimeve për krizë energjetike dhe ekonomike muaj më parë, përderisa shtetet e rajonit dhe e gjithë Evropa krijojnë politika për tejkalimin e shpejtë të krizës energjetike pa prekur xhepat e qytetarëve, LSDM-ja krijonte politika për të manipuluar publikun çdo ditë, duke thënë me këmbëngulje se është Qyteti dhe ky pushtet lokal fajtor për politikat e tyre shkatërruese.
Qyteti i Shkupit në këtë situatë mund të ndihmojë duke dhënë propozim masave për tejkalimin e krizës energjetike. Kjo është ajo që shohim si shembull në vendet evropiane dhe mund të ofrojmë edhe ne një gjë tillë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK