QYTETI I SHKUPIT INVESTON SERIOZISHT NË SHKOLLAT E MESME – SALLË E RE NË SHKOLLËN "SARAJ" 10.2.2020

Kryetari Petre Shilegov sot mori pjesë dhe iu drejtua të pranishmëve në hapjen solemne në përdorim të sallës sportive të shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit "Saraj".

- Është nder dhe kënaqësi për mua që sot të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të kësaj salle sportive, diçka që na ka munguar në këtë shkollë të mesme të qytetit, e të cilën e ndërtuam së bashku në kohë rekorde për një vit. Kjo sallë është dëshmi e asaj që po them vazhdimisht se nëse të gjithë punojmë së bashku, nëse kemi bashkëpunim cilësor ndërinstitucional, nëse e mbështesim njëri-tjetrin, suksesi është i pashmangshëm - tha Shilegov.

Shilegov shtoi se Qyteti i Shkupit po investon seriozisht në shkollat e mesme, sepse ai si kryetar beson se e ardhmja është për të rinjtë dhe se atyre duhet të u  krijojnë kushte për arsim cilësor që ata të qëndrojnë në vend.

- Kjo është salla e parë në qytetin e Shkupit, ku kemi investuar mjete të jashtëzakonshme, dhe në të cilën ka edhe semaforë sportivë dhe është e pajisur për të organizuar gara sportive cilësore shtetërore, me qëllim që ta sjellim Sarajin si komunë në një nivel më të lartë në cilësinë e jetesës në qytetin tonë. - tha Shilegov.

Ai falënderoi Ministrinë e arsimit dhe shkencës dhe Komunën e Sarajit për mbështetjen për realizimin e këtij investimi kapital.

Qyteti i Shkupit vazhdon të investojë në arsim në pjesën e sigurimit të kushteve më të mira hapësinore dhe kushte të tjera për realizimin e mësimit dhe aktiviteteve jashtëshkollore, në përputhje me kompetencat e vetëqeverisjes lokale.