
AKSION I MADH PËR LARGIMIN E VETURAVE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NGA SIPËRFAQET PUBLIKE NË ÇAIR 10.2.2021
Në 3 muajt e fundit, ekipet e NP "Parkingu i Qytetit" kanë sanksionuar dhe larguar 172 automjete nga territori i Çairit dhe Bit-Pazar.
Qyteti i Shkupit në vazhdimësi realizon aksione në të gjitha komunat e Shkupit për të sanksionuar të gjithë shoferët e pandërgjegjshëm të cilët i parkojnë në mënyrë të parregullt automjetet e tyre në vende publike dhe bëjnë shkelje për parkim në rrugë, shteg biçikletash, kalim këmbësorësh, trotuar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe në thirrje nga një palë e tretë.
Në suaza të këtyre aktiviteteve, sot po kryhet një aksion i madh për sanksionimin dhe largimin e këtyre automjeteve me mjete speciale merimangë në territorin e komunës së Çairit. Në 3 muajt e fundit, ekipet e NP "Parkingu i Qytetit" kanë sanksionuar dhe larguar 172 automjete nga territori i Çairit dhe Bit-Pazar.
Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike "Parkingu i Qytetit" apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet e tjera publike dhe t'i parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në vendet e shënuara për parkim.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK