SHILEGOV: BLEMË MAKINERI TË RE PËR PASTRIMIN E TROTUAREVE TË QYTETIT DHE SHTIGJEVE PËR BIÇIKLETA 10.2.2021

Qyteti i Shkupit dhe NP "Higjiena Komunale" sot vunë në përdorim 10 makina të reja për pastrimin e hapësirave publike dhe rrugëve të qytetit. Makinat e reja të cilat i ka blerë   NP "Higjiena Komunale" do të shpërndahen në të gjitha komunat e Shkupit.

- Sot po i promovojmë 10 të parat nga gjithsej 47 automjete komunale që do të blihen këtë vit. Bëhet fjalë për 10 fshesa për mirëmbajtjen e higjienës në sipërfaqet publike - rrugët, shtigjet e biçikletave dhe trotuaret. Ne vërtet i shpenzojmë paratë e qytetit, për nevojat e qytetit dhe për nevojat e qytetarëve. Ju e dini që në vitin 2019 kemi filluar me një koncept të ri për trajtimin e mbeturinave komunale, atëherë është blerë makineri serioze, kjo sot është faza e dytë, dhe në fazën e tretë në pranverë do të mbërrijnë edhe 37 automjetet tjera. Kështu, po përmirësojmë performancën e ndërmarrjes publike "Higjiena Komunale" dhe po ulim shpenzimet materiale të funksionimit të saj. Përveç kontejnerëve dhe shportat për mbeturinat e xhepit që i kemi vendosur në dy vitet e fundit, kjo do të na ndihmojë të kemi një koncept krejtësisht të ndryshëm të trajtimit të hapësirave publike - tha kryetari Petre Shilegov, në promovimin e sotëm të makinave të reja të pastrimit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e këtij procesi duke i trajtuar mbeturinat komunale dhe të xhepit si përgjegjësi personale, sepse Shkupi është shtëpia jonë.

- I kemi përmirësuar kapacitetet e shërbimeve inspektuese të Qytetit të Shkupit. Mendoj se me një aktivitet kaq të koordinuar midis Qytetit të Shkupit, NP "Higjiena Komunale", shërbimet e inspektimit dhe qytetarët e ndërgjegjshëm do të kemi sukses që Shkupi të bëhet çfarë e duam, e imagjinojmë dhe shikojmë sesi dita ditës hapësirat publike po bëhen më të pastra - tha Shilegov .

Në promovimin e sotëm të makinerisë së re për pastrim morri pjesë drejtori i NP "Higjiena Komunale", Abdusamed Shabani i cili tha se përparësia kryesore e ndërmarrjes publike është mbrojtja e shëndetit publik duke ruajtur higjienën publike në qytet, në nivelin më të lartë të mundshëm.

- Këto 10 makina të reja janë pjesë e rinovimit të madh të planifikuar të parkut vozitës të ndërmarrjes tonë. Na pret furnizimi edhe i 37 automjeteve të reja speciale komunale - autocisterna, vetë-ngarkues, kamionë hedhës dhe automjete për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale, nga të cilat presim që të kontribuojnë shumë kryerjen më efikase dhe më të mirë të aktiviteteve të ndërmarrjes publike "Komunale Higjena ”- njoftoi Shabani.