Arsovska u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës - Hoze Luis Lozano Garcia 10.2.2022

Kryetarja Arsovska sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, z. Hoze Luis Lozano Garsia.

Arsovska dhe Garsia ndanë mendime në lidhje me aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Qytetit të Shkupit, por edhe për mundësinë e bashkëpunimit të përbashkët.

Për kënaqësinë e Qytetit të Shkupit, së bashku me përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, do të fillojë iniciativa për binjakëzimin e Shkupit me qytete në Spanjë me të cilat Qyteti i Shkupit ka interes të përbashkët dhe mund të realizojë bashkëpunim intensiv.

Ambasadori Garsia theksoi potencialin turistik të qytetit të Shkupit dhe mundësinë e projekteve të reja me ndihmën e Mbretërisë së Spanjës, me qëllim rritjen e turizmit në Shkup.