Rreshta të reja pemësh në bulevardet “Ilinden “ dhe “8 Shtatori” 10.2.2022

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” sot mbollën fidanë të rinj cilësore në bulevardin “Ilinden” dhe bulevardin “8 Shtatori”. Rreshta të reja pemësh të përbëra nga pemë me gjelbërim të përhershëm dhe gjetherënëse do të gjelbërojnë të dy anët e bulevardeve.

Qyteti i Shkupit në këtë periudhë është i fokusuar fuqimisht në përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Mbjellja e fidanëve është pjesë e realizimit të konceptit qytet i gjelbër dhe i pastër për rregullimin e parqeve të reja, ngritjen e hapësirave të reja të gjelbra, aksione sezonale për mbjelljen e fidanëve të rinj cilësorë dhe ngritjen e rreshtave të reja të pemëve në bulevarde.