SHILEGOV: SIGURUAM VENDBANIM TË SIGURT PËR GRATË VIKTIMË TË DHUNËS FAMILJARE 10.3.2020

Kryetari Shilegov sot vizitoi shtëpinë e re të sapo hapur për gratë - viktima të dhunës në familje të cilat e kanë braktisur mjedisin e dhunshëm. Kjo shtëpi u hap nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Rrjetin kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Ky model koncepti mundëson riintegrimin dhe rehabilitimin e grave viktima të dhunës në familje duke siguruar strehim të sigurt për 6 muaj për ato gra që kanë qenë viktima të dhunës familjare dhe e kanë braktis mjedisin e dhunshëm, por që nuk kanë vendbanim të tyre, dhe as nuk mund ta përdorin vendbanimin e të afërmve të tyre. Më konkretisht, për të paktën 10 gra viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre që jetojnë në territorin  e Shkupit, do të sigurohet  vendbanim për 6 muaj nga momenti i largimit nga mjedisi i dhunshëm, derisa viktima të jetë plotësisht e integruar në jetën shoqërore, respektivisht derisa të bëhet e pavarur ekonomikisht, siguron strehim të vetin dhe të ardhura të qëndrueshme financiare. Në mënyrë plotësuese, do të ofrohet mbështetje psikologjike, këshillim dhe ndihmë për punësim përmes forcimit ekonomik dhe avancimit të arsimit. Kjo shtëpi ka 4 dhoma gjumi, tualet, banjo, si dhe hapësirë të përbashkët për kuzhinë dhe qëndrim ditor.

- Qyteti i Shkupit vitet e fundit e ka parë nevojën për të siguruar shërbime për viktimat e dhunës në familje, si kategori të veçantë, riintegrimin dhe rehabilitimin e tyre, dhe ka zhvilluar programe dhe masa për ndihmë dhe mbështetje sipas nevojave të tyre. Kjo është e dukshme edhe përmes krijimit të Qendrës së parë familjare të Qytetit të Shkupit, e cila funksionon në kuadër të Shoqatës qytetare HERA, e që është shërbimi i parë dhe i vetëm i specializuar ku shërbime marrin edhe kryerësit e dhunës në familje, duke punuar në këtë mënyrë për të parandaluar dhunën.

Vetëm të rikujtojë se para zgjedhjeve lokale, si kandidat për kryetar qyteti, nënshkruam angazhim publik me Rrjetin kombëtar për investim në luftën kundër dhunës në familje dhe ky është produkt i vazhdimësisë që ruajmë në hartimin dhe zbatimin e politikave të qytetit në bashkëpunim me shoqatat. Kujdesi për cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë është i rëndësishëm për të gjithë ne dhe shoqërinë, veçanërisht kur grua gjendet përpara sfidës  të jetë personalitet i shëndetshëm dhe  plotësuar. Kjo për neve si pushtet lokal është përgjegjësi e rëndësishme që të jemi  mbështetja maksimale e saj. Vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të respektojmë normat e pranuara përgjithësisht për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, përfshirë edhe dhunën në familje. Shkupi është qytet për të gjithë, dhe për këtë arsye do të luftojmë pa kompromis për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithëve që kanë nevojë për ndihmën tonë - tha sot kryetari Shilegov.