Arsovska: Kushdo që është përpjekur të sjellë investim në Qytetin e Shkupit është i mirëseardhur 10.3.2022

“Secili që ështl përpjekur të sjellë një investim në Qytetin e Shkupit është i mirëseardhur. Dhe nëse lideri i VMRO DPMNE-së tregon proaktivitet në atë drejtim, më vjen mirë. Vetëm Qeverisë i kalojnë në mendje vetëm tenderët dhe provizionet. Ky nuk është realiteti. Realiteti është se në këto 120 ditë asnjë nga resoret ekonomike të Qeverisë nuk ka treguar proaktivitet për të sjellë ndonjë investim në qytet. As nuk është paraqitur dhe as nuk më ka ftuar dikush”, tha kryetarja Arsovska gjatë në emisionin Vin Vin në Telma.

Arsovska gjithashtu shpjegoi se Qeveria dhe resoret ekonomike nuk janë të interesuara për gjendjen në qytet.

"Kush do qoftë nga Qeveria të vinte e të thoshte se do të sillte ndonjë investim në qytetin e Shkupit, unë do ta përkrahja. Për shembull, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Milevski, nëse do të vinte dhe do të thoshte “dua të sjell investim në qytetin e Shkupit”, do ta përkrahja. Sepse, kjo është mirë për qytetarët. Tani në këtë moment nuk ka mjete dhe qytetarët e dinë këtë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të blejmë autobusë elektrikë.

Qyteti për momentin me një buxhet në të cilin ka më shumë se 160 milionë euro borxh, nuk ka mjetee, por ka donatorë, ka fonde dhe ka mënyra për të bërë atë që duhet bërë. Dhe unë jam gati të ulem në tavolinë me cilin do, madje edhe me përfaqësues të Qeverisë. Për fat të keq, Qeveria deri më tani nuk ka treguar asnjë hap që është e aftë apo e gatshme për të mirën e qytetarëve që të bashkëpunojë me vetëqeverisjen lokale”, plotësoi Arsovska.