Arsovska: Qeveria ka obligim për dotacionet për komunat,ndërsa ato nga viti në vit janë më pak 10.3.2022

BNJVL kërkon që Qeveria t'i respektojë obligimet e veta, dhe këto janë dotacionet që çdo vit janë më të vogla. Këtë e deklaroi kryetarja e Shkupit dhe kryetare e BNJVL-së në emisionin Win – Win në Telma.

E pyetur nëse BNJVL do të tregojë hapa pozitivë për të ndihmuar në krizë, Arsovska theksoi se “është shumë e vështirë të tregoni hapa të vullnetit të mirë kur dikush nuk dëshiron të komunikojë me komunat. Komunat më të afërta me qytetarët, në BNJVL jemi 81 dhe aktualisht vetë po e mbajmë barrën e krizës, energjetike dhe ekonomike.

Sipas saj, edhe pse masat dhe politikat për përballimin e krizës miratohen në nivel qendror, e gjithë barra është mbi supet e komunave.

„"Ne nuk kërkojmë para për ne, por për qytetarët. Ne kemi përgjegjësi me ndërmarrjet publike të ujësjellësit, këtu janë stacionet  e pastrimit, brigada zjarrfikëse, institucionet arsimore dhe kulturore kanë nevojë për financim shtesë, gjë e cila është përgjegjësi e qeverisë përmes dotacioneve. Qeveria ka obligim t'i përmbushë këto detyrime. Për shembull, dotacionet që janë të detyrueshme për arsimin tani janë reduktuar. Për të gjetur zgjidhje për këtë problem duhet të ulemi në  tryezë.