Arsovska: Salla Univerzale është duke u ndërtuar dhe të gjitha gabimet do të përmirësohen 10.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në emisionin Vin Vin në televizionin Telma, e pyetur për projektin për Sallën Univerzale, theksoi se projekti nuk është ndalur edhe pse dikush kështu dëshiron ta profilizojë në publik.

Përkundrazi, vazhdon projekti, vetëm se po gjendet mënyrë që ajo të bëhet me zgjidhje të sigurt dhe në interes të qytetarëve, për të cilën padyshim nuk është mbajtur llogari më parë.

“Për ngadalësimin e dinamikës nuk është faji im , por udhëheqësia e mëparshme që i kanë ditur gabimet që janë bërë. E ftova ministren e Kulturës në një takim për të përballuar faktet dhe argumentet. Ajo nuk iu përgjigj ftesës dhe vendosi të dilte para Sallës Univerzale dhe më sulmoi duke përhapur të pavërteta. Më është dashur të mbroj veten sepse publiku i meriton të gjitha faktet dhe jo vetëm të dhënat e pjesshme. E theksoj edhe një herë se Salla Univerzale vazhdon të ndërtohet”, shtoi Arsovska.