Arsovska: Të gjitha projektet që janë të dobishme për qytetarët do të realizohen 10.3.2022

“Projekti me BERZH nuk është stopuar por është në negociata. Prandaj, duhet të kenë të qartë qytetarët se çdo gjë që është në dobi të tyre do të zbatohet. Askush nuk do të stopojë asgjë që është për të mirën e tyre dhe nuk do të dëmtojë interesin e qytetarëve apo buxhetin e qytetarëve. Ky është një projekt që fatkeqësisht ka shumë sfida, megjithatë negociatat synojnë të mundësojnë diçka që do të jetë e mirë për të gjithë. Unë nuk stopoj  projekt, kjo është gënjeshtër dhe manipulim i rëndë, për urën ASNOM. Ura po ndërtohet dhe bulevardi po ndërtohet dhe këto janë projekte për të mirën e qytetarëve. Por, qytetarët nuk e dinë që dikush ka shpallur tenderin, ka ndarë paratë dhe nuk i ka zgjidhur problemet dhe i ka lënë.

Sidomos mbi 70 lëndë për shpronësim dhe situata të pazgjidhura juridike ku nuk duhet të lejohet disa njerëz të mos dëmshpërblehen, dikush të mbetet pa shtëpinë e tij. Asgjë nuk është ndalur, çdo gjë që është në interes të qytetarëve do të vazhdojë, por jo në dëm të tyre për të mbrojtur interesin e dikujt. Kjo nuk do të lejohet. Nuk do të shtyhet projekt që mund të ketë reperkusione ose nëse nuk është zgjidhja më e mirë”, tha kryetarja Danela Arsovska në emisionin Vin Vin.