Arsovska: Të gjithë ndotësit në Shkup do të ndëshkohen dhe do të publikohen 10.3.2022

Ajo që Maqedonia është një nga vendet më të ndotura në botë duhet të jetë prioritet për përballje me  këtë problem. Të gjithë jetojmë këtu, të gjithë e thithim këtë ajër, të gjithë jemi të vetëdijshëm se katër vite nuk është bërë asgjë, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, sonte në emisionin Vin Vin në TV Telma, duke shtuar se Shkupi është qyteti ndotur dhe duhet të punohet në mënyrë aktive për zgjidhjen sistematike të këtij problemi që rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve, veçanërisht kur ka shumë iniciativa pozitive dhe mendime ekspertësh që duhet merren parasysh.

-Unë jam njeri që kam qenë e sëmurë nga kanceri, kam në familje njerëz që kanë qenë po kështu të sëmurë, miq rreth meje, njerëz të cilët i njoh. Vallë mendojmë se duhet të jetojmë në një vend ku nuk duhet bërë asgjë për këtë temë? Prej këtu është ajo për pastrimin e deponive. Dikush djeg, dikush na helmon gjatë gjithë kohës dhe dikush nga ana tjetër, qoftë për arsye fitimprurëse apo çfarëdo qoftë, nuk ka bërë asgjë për t'i parandaluar. Nuk do të ketë më pandëshkueshmëri për ndotësit. Jnaë shqiptuar dënimet dhe njësoj do të vazhdojë. Nuk do të lejojmë që askush të na rrezikojë shëndetin, as për ju, as për mua, për fëmijën tim dhe për fëmijët e kujtdo që jeton këtu në Shkup. Fakti që dikush po përpiqet të përdorë mekanizmat dhe të mos na paguajë është e drejta e tij,  e jona është të veprojmë sipas ligjit. Ne do ta ndërmarrim mekanizmin e publikimit me fotografi dhe dëshmi se kush dhe si ndot, dhe le t'i gjykojë opinioni, shtoi Arsovska.

Sipas saj, prokurimi i 250 autobusëve të rinj ekologjik si pjesë e programit të Qytetit është njëra nga zgjidhjet dhe për këtë ka fonde, tha ajo.

- Tani në këtë kohë kur fondet ruhen në banka janë praktikisht me kamatë negative, pse dikush nuk do investonte në një qytet ku mjetet tuaja janë të sigurta dhe do të kthehen pas disa viteve. Dhe të mos flasim për kreditimin, le të flasim për grante. Me të vërtetë ka shumë mjete në dispozicion për të gjithë ata që duan të lëvizin drejt tranzicionit të gjelbër, tha kryetarja Arsovska.