Aksioni pranveror i Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike vazhdon në komunën Qendër 10.5.2022

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet publike dhe në koordinim me komunën Qendër dje filluan aksionin e madh pranveror në territorin e komunës Qendër. Ekipet e koordinuara deri në fund të javës do të kryejnë aktivitete për fshirjen dhe larjen me makineri dhe manuale të bulevardeve dhe rrugëve, dezinfektimin e kontejnerëve, grumbullimin e mbetjeve të vëllimshme, riparimin e rrugëve të dëmtuara, rinovimin dhe vendosjen e sinjalistikës së trafikut rrugor, mbjelljen e fidanëve të rinj dhe rregullimin e gjelbërimit, riparimin e defekteve dhe problemeve të raportuara nga qytetarët, kapjen e qenve endacakë dhe mundësinë e strehimit të tyre pas trajtimit human, pastrimin e plotë të linjave atmosferike dhe të ujërave të zeza, si dhe pastrimin e pusetave të shiut në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

Në aksionin e madh pranveror në Qendër në terren do të punojnë në mënyrë të koordinuar ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit: “Higjiena Komunale”, “Parqe dhe Gjelbërim”, “Rrugë dhe Rrugica”, “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, “Lajka” dhe “Drisla”.

Në suazat e aksionit pranveror, ekipet e NP “Higjiena Komunale” do të kryejnë fshirjen dhe larjen manuale dhe me makineri të bulevardeve dhe rrugëve, stacioneve të autobusëve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe mikro-lokacioneve të tyre.

NP “Higjiena Komunale” në këtë komunë në disa lokacione ka vendosur kontejnerë të posaçëm për mbetjet e vëllimshme, ku qytetarët mund t'i lënë ato, e më pas do të transportohen falas në një vend të përshtatshëm nga kjo ndërmarrje publike.

 

Kontejnerët e posaçëm në komunën Qendër janë vendosur në lokacionet e mëposhtme:

  1. Parkingu te NP “PKQ”, prapa Vero Xhambo;
  2. Rr. “Pitu Guli”, te Tineks (lagjja Vodno);
  3. Hyrja në SHFK „ Ј.H.Pestaloci“;
  4. Debar Maalo, te rrethrrotullimi;
  5. Te farmacia e bimëve.

 

Gjatë aksionit për pastrimin e komunës së Shuto Orizares që u mbajt gjatë javës së kaluar, në kontejnerët e posaçëm u hodhën 132 metra kub mbetje të vëllimshme, ndërsa ekipet e NP “Higjiena Komunale” - Shkup mënjanuan 272 metra kub mbetje  nga deponitë e paligjshme në këtë komunë të Shkupit.

NP “Parqe dhe Gjelbërim” në suazat e aksionit në Qendër do të zhvillojnë aktivitete në rrugët “Pranvera”, “11 Tetori”, “Shën Kirili dhe Metodij”, “Vasil Gjorgov”, “Samoilova”, si dhe në bulevardet “Nikola Karev”, “Goce Delçev”, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe “Koço Racin”.

Ekipet në terren të NP “Parqe dhe Gjelbërim” dje punuan në rrugët “Pranvera” dhe “Nikola Karev” ku u kositën sipërfaqet me bar, si dhe u pastruan hapësirat publike nga mbetjet. Me mekanizim adekuat, ekipet e Seksionit të Pemëve kryen krasitjen e shtatë pemëve në rrugën “Pranvera” në bazë të Vendimit të lëshuar nga Qyteti i Shkupit.

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica”  përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit do të punojnë në riparimin e gropave në bulevardin “Goce Delçev” dhe në rrugët “Dimitrie Çupovski”, “Frenklin Ruzvelt” dhe “Dame Gruev”, rinovimin e sinjalizimit vertikal dhe shënimin e stacioneve të taksive në rrugët në territorin e komunës Qendër.

Në bulevardin “Goce Delçev” dje ekipet riparuan 15 metra katror asfalt të dëmtuar, shënuan stacionet e taksive në rrugët ”Mirçe Acev”, “Dimitrie Çupovski” te “Harku i Triumfit” dhe në dalje të QTQ-së. Ekipet që mirëmbajnë sinjalistikën ndriçuese riparuan defektet e semaforëve në kryqëzimet e rrugës “11 Tetori” me bul. “Kliment Ohridski”, bul. “Kërste Petkov Misirkov”, bul. “Goce Delçev” dhe kryqëzimin “Koço Racin” me “Kej 13 Nëntori”. Në semaforë u montuan lanternë të rinj për këmbësorë, u zëvendësuan modulet e dëmtuara të këmbësorëve dhe u vendosën kapakë të rinj semaforësh.

Ekipet e Ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizime” në komunën Qendër gjatë aksionit në terren do të kryejnë pastrimin manual të pusetave (atmosferike dhe ujërave të zeza) dhe larjen me cisternë vakum dhe cisternë nën presion të ulluqeve dhe pusetave atmosferike dhe ujërave të zeza. Në bulevardin “Ilinden” dje u kontrolluan 7 puseta, u pastruan në mënyrë manuale 7 puseta, 23 ulluqe, është larë kanalizimi në gjatësi 440 metra me cisternë vakum dhe janë pastruar 160 metra me cisternë nën presion.

Ekipet për kapjen e qenve të NP “Lajka” do të veprojnë në katër lokacione kryesore në komunën Qendër, përkatësisht në QTQ, në rrugën “Maqedonia”, në sheshin “Maqedonia” dhe rreth stadiumit të qytetit Toshe Proevski.

Ndërmarrja publike “Drisla” në suazat e aksionit pranveror do të pranojë dhe deponojë mbetjet komunale, mbetjet ndërtimore dhe mbetjet e tjera që do të grumbullohen në territorin e komunës Qendër.

Aksioni pranveror në Komunën e Qendrës filloi dje më 9 maj dhe do të zgjasë deri më 13 maj e më pas ekipet e ndërmarrjeve publike do të vazhdojnë punën në komunën e ardhshme të planifikuar, ku do të vazhdojnë aktivitetet e tyre në terren në lokacione të përcaktuara saktë, sipas shembullit të komunave Kisela Voda, Karposh, Aerodrom, Gazi Baba, Çair, Butel dhe Shuto Orizare dhe Qendër.