FILLOI NDËRTIMI I URËS SË RE NË BULEVARDIN ASNOM 10.7.2020

Kryetari Shilegov, i shoqëruar nga kryetarët e komunave Aerodrom, Gazi Babë dhe Komuna Qendër, sot inspektuan punimet ndërtimore për zgjerimin e bulevardit ASNOM dhe për ndërtimin e një ure të re në lumin Vardar. Në bregun e lumit Vardar, Shilegov theksoi detajet e urës së re që do të lidhë këto tri komuna të Shkupit dhe do të lehtësojë rrjedhën e trafikut në qytet.

- Ne jemi duke realizuar edhe një premtim tjetër timin, edhe një projekt tjetër kapital që do të shënojë mandatin tim të parë si kryetar i Shkupit. Komunat Aerodrom, Gazi Baba dhe Qendër në më pak se dy vjet do të lidhen me një urë të re dhe një zgjidhje moderne të bulevardit që do ta relaksojë trafikun në këtë pjesë të Shkupit. Sot, po inspektojmë punimet ndërtimore, deri më tani kemi punuar në zgjerimin e bulevardit ASNOM, ndërsa prej nesër do të vazhdojmë me ndërtimin e një ure të re në Vardar që do të lidhë rrugën Vasko Karangelevski në Aerodrom me rrugën “Industriska” në Keramidnicë, në Gazi Babë. Gjatësia totale e trasesë rrugore është 400 metra. Vetë ura do të jetë e gjatë 150 metra, me 6 korsi, si dhe shtigje për biçikleta dhe këmbësorë nga të dy anët. Vlera e kontratës për ndërtimin e kësaj faze është 365.6 milion denarë përfshirë TVSH-në, dhe pritet të përfundojë brenda 550 ditëve - tha sot kryetari Shilegov.

Ai paralajmëroi se nëpër këtë urë do të qarkullojnë linjat e reja të autobusëve, të cilat do ta zvogëlojnë bllokimin e trafikut.

 

  • Pas ndërtimit të kësaj ure dhe depërtimit të korridorit të ri, nga Lisiçe e re deri në Pallatin gjyqësor me automobil do të arrihet për 5 minuta, me autobus për 10 minuta, me biçikletë për 18 minuta, ndërsa me ecje në këmbë për 35 minuta. Kështu, qytetarët e këtyre tre komunave mund të kursejnë deri në 20 minuta kohë të kaluar në trafik nëse e zgjedhin këtë rrugë. Ndërtimi i kësaj ure në dokumentacionin planifikues të Shkupit ka ekzistuar që nga viti 1965, por për fat të keq, për shkak të mungesës së vizionit për zhvillimin e qytetit dhe mungesës së sensit për përparësitë reale, ndërtimi i urës u prolongua për kohë më të mira. Prandaj, për mua ishte e papranueshme që Aerodromi si komuna më e populluar dhe Gazi Baba si komuna me aktivitetin më të madh ekonomik të lidhen me vetëm një urë të destinuar për trafik motorik, urën ekzistuese "Bliznak" - theksoi

 

Qyteti i Shkupit, shtoi ai, vazhdon të ndërtojë sipas planit duke gjetur zgjidhje të trafikut që do të sigurojnë lëvizshmëri të qëndrueshme urbane për qytetarët, e kjo do të thotë trafik më i shpejtë, më efikas, më i sigurt dhe më ekologjik në Shkup.

 

Përveç kryetarit Shilegov, punimet ndërtimore për zgjerimin e bulevardit ASNOM dhe ndërtimin e urës së re të Vardarit, i inspektuan kryetarët e komunave të Aerodromit, Gazi Baba dhe Qendër - Zlatko Marin, Borçe Georgievski dhe Sasha Bogdanovic