EKO-AUTOBUSËT E RINJ FILLUAN TË QARKULLOJNË NËPËR RRUGËT E SHKUPIT 10.7.2020

Eko-autobusët e rinj me gaz nga kompania gjermane MAN janë pjesë e parkut vozitës të NQP, dhe që nga sot po qarkullojnë nëpër rrugët tona, duke e bërë kështu Shkupin pjesë të metropoleve evropiane që përdorin eko-autobusë. Shoferet që ngasin autobusët e rinj në linjat 2, 5, 15 dhe 57 janë trajnuar profesionalisht nga një shofer i certifikuar nga Kroacia.

Autobusët e rinj janë me efikasitet energjetik, në përputhje me trendet më të fundit të teknologjisë në këtë industri dhe i plotësojnë standardet e emetimit të Euro 6. Ky lloj autobusi është shpallur eko-autobus për vitin 2016 në Evropë, dhe në Gjermani është etiketuar "Engjëlli i kaltër" sepse lëshon dukshëm më pak CO2 dhe pothuajse nuk e ndot ajrin fare.

Qyteti, vendimin për blerjen e këtij lloji të autobusit e miratoi pas testit të kryer nëpër  Shkup, kur u testuan 3 modele të ndryshme të autobusëve me gaz dhe një autobus elektrik nga prodhues të ndryshëm, duke përfshirë edhe autobusin nga MAN, dhe ky autobus sipas udhëtarëve ishte më së miri i vlerësuar dhe më i përshtatshmi për transportin publik në Shkup.

Një eko-autobus kursen deri në 25,000 euro karburant në vit, krahasuar me shpenzimin e autobusëve të vjetër me naftë, të cilat harxhojnë pothuajse dy herë më shumë karburant, gjë që do të zvogëlojë më tej shpenzimet e NQP, ndërsa zvogëlon ndotjen e mjedisit jetësor përmes gazrave të shkarkimit.

Rikujtojmë se autobusët që janë blerë 8 vjet më parë, 202 autobusë kinezë me naftë, kushtuan shumë shtrenjtë, janë me cilësi të dobët dhe prishen çdo ditë, ndërsa NQP shumë vite ka pasur problem me autobusët kinezë për shkak të mungesës së një përfaqësuesi  të autorizuar dhe me këtë të një shërbimi dhe mbështetje teknike.

Për dallim nga autobusët e mëparshëm të blerë nga udhëheqësiа e vjetër, për të shmangur problemet e mirëmbajtjes, këtë herë në çmimin e secilit eko-autobus të ri MAN është përfshirë edhe mirëmbajtja e autobusëve siç janë: ndërrimi i naftës, filtrat dhe defektet lehtësisht të largueshme në periudhën e garancisë 3 vjet, si dhe mjete për qëllime të veçanta për shërbimin dhe mirëmbajtjen e autobusëve, i cili është i bërë nga materiale speciale (kombinim i plastikës, aluminit dhe çelikut).

 

Qyteti i Shkupit, me prokurimin e 33 autobusëve të rinj MAN CNG me dysheme të ulët për NQP, i mundësoi ndërmarrjes që të transportojë pothuajse dy herë më shumë udhëtarë që kanë më shumë hapësirë ​​dhe komoditet për lëvizje, gjë që kontribuon në rrjedhën më të shpejtë të udhëtarëve, si dhe kanë më shumë dyer për hyrje dhe dalje, si dhe validatorë në derën hyrëse dhe të pasme. Ky lloj eko-autobusi tashmë përdoret në transportin publik në Spanjë, Norvegji, Hungari dhe Poloni.