REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË NJË PJESË TË BULEVARDIT MITROPOLIT TEODOSIJ GOLLOGANOV 10.8.2020

Ju informojmë se nga sot, 10.08.2020 (e hënë) në një pjesë të bulevardit Mitropolit Teodosij Golloganov, në afërsi të parkut Maqedonia në komunën e Karposhit, për shkak të punimeve ndërtimore për instalimin e përçuesit të nxehtë, do të vendoset regjim i përkohshëm për trafikun.

Regjimi i përkohshëm i trafikut do të shënohet me sinjalizim të veçantë, dhe do të vlejë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore që do të realizohen nga Balkan Energy- Shkup.

Në muajin Shtator, regjim të përkohshëm për trafikun do të ketë edhe në një pjesë të vogël të rr.Jurij Gagarin, ku do të kryhet gërmimi për t'u lidhur me rrjetin e përçuesit.

U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm dhe të adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë.