
Filloi pastrimi i deponisë në Lisiçe të re - vend ku do të realizohet mega parku në Shkup 10.11.2021
Ka filluar pastrimi i deponisë së egër tek stacioni i fundit i autobusit nr. 5 në Lisiçe të re. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në konferencën tematike për media, me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, sot nga Aerodromi paralajmëroi realizimin e njërit nga pesë mega parqet që janë planifikuar në programin e Qytetit të Shkupit.
- Nga dita e parë filluam jo vetëm me hartimin plotësues të deponive të egra në territorin të qytetit të Shkupit, por në bashkëpunim me komunat nën Qytetin e Shkupit filluam pastrimin e deponive të egra nëpër qytet, si një nga premtimet që i kishim për 82 ditët e para të mandatit. Fillojmë edhe me një nga projektet që ishin në 15+1 projekte për Shkupin, e ky është mega parku i cili ishte parashikuar për komunën e Aerodromit, në bashkëpunim me vetë komunën, tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në deklaratën për media.
Sipas Arsovskës, tre muajt e ardhshëm të menaxhimit te saj të qytetit janë muajt kyç kur duhet të gjindet zgjidhje për të gjitha problemet prioritare të cilat ishin të theksuar nga shkupjanët, ndërsa periudha e zbatimit të tyre është 82 ditë.
- Besoj se në tre muajt e ardhshëm do të kemi vërtetë punë të vështirë, e kjo është realizimi i të gjitha atyre projekteve që janë planifikuar në program, ndërsa tashmë është program i Qytetit të Shkupit. E di se pas 82 ditëve të para, shkupjanët do të shohin dallime të konsiderueshme dhe përmirësim në të gjitha proceset e punës së qytetit, shtoi Arsovska.
Kryetari i komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, tha se janë sanksionuar disa shoqëri tregtare të cilët kanë hedhur mbeturina në deponinë e egër, ndërsa me realizimin e mega parkut, shkupjanët do ta kenë parkun e dytë më të madh në territorin e Shkupit.
- Që në fushatë, edhe unë edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, premtuam se në këtë vend do të ndërtohet një park i madh prej 100 mijë metra katrorë me sipërfaqe të gjelbër dhe rekreative. Me këtë, ky park do të bëhet parku i tretë më i madh në territorin e komunës së Aerodromit, tha Mucunski.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK