Qyteti i Shkupit do të ndërpresë kontratën për zbukurimin e qytetit për Vitin e Ri 10.11.2021

Të ballafaquar me krizën energjetike e cila është në vijim, dhe duke pasur parasysh se shteti e blen energjinë elektrike me një çmim shumë herë më të lartë, si dhe në përputhje me Vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik, dëshirojmë të informojmë opinionin se Qyteti i Shkupit ka kërkuar ndërprerjen e kontratës me “Link Media Plus dooel” për zbukurimin e qytetit për Vitin e Ri në vlerë prej 14.986.000,00 denarë ose 243.000,00 euro. 

Vitin e ardhshëm, në vend të praktikës së deritanishme të shpërdorimit të parave të qytetarëve dhe angazhimit të kompanisë për zbukurime, Qyteti i Shkupit do të blejë zbukurime të cilat do të jenë në pronësi të qytetit, gjë me të cilën do të kursehen mjete të konsiderueshme nga buxheti i qytetit që deri tani janë shpenzuar çdo vit  për marrjen me qira të këtyre zbukurimeve.  

Ky është vetëm shembulli i parë i vendosjes së një praktike të re të punës së përgjegjshme dhe transparente të Qytetit, gjë me të cilën do t'i japim fund punës dhe shpenzimit të pandërgjegjshëm të mjeteve të buxhetit të qytetit.