Arsovska: Angazhohemi për krijimin e një shoqërie ku secilit fëmijë do t’i mundësohet kujdes i barabartë 11.3.2022

Sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, mori pjesë në ngjarjen vjetore për ndarjen e mirënjohjeve për përkrahësit më të mëdhenj të SOS Fshatit të Fëmijëve.

Arsovska në fjalën e saj theksoi se Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për aktivitetet për zhvillimin e potencialeve personale dhe vlerave shoqërore të qytetarëve e sidomos për më të rinjtë sepse kujdesi për më të rinjtë është kujdes për të ardhshmen tonë.

“Në periudhën e kaluar kam pasur rastin të takohem me disa nga familjet kujdestare që japin dashurinë dhe kujdesin e tyre parezervë në mënyrë që fëmijët t’i tejkalojnë të gjitha sfidat që u dalin në rrugë. Angazhimi ynë i përbashkët është të punojmë së bashku dhe të krijojmë një shoqëri ku çdo fëmijë do të ketë lumturi, mbështetje, edukim, kujdes prindëror dhe dashuri.

Kryetarja Arsovska theksoi se brenda mundësive të veta Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të jetë partner dhe do të ndihmojë në krijimin e historive të suksesshme dhe ndryshimeve në shoqëri.

Në emër të Qytetit të Shkupit, kryetarja Arsovska pranoi Mirënjohje nga SOS Fshati i Fëmijëve për kontributin dhe mbështetjen në punën e kësaj organizate.