
MË 13 SHTATOR FILLON EDICIONI I 44-TË I FESTIVALIT TEATRI I RI I HAPUR 11.9.2019
Festivali ndërkombëtar i Teatri i ri i hapur (TRH), këtë vit do të jet; nikoqir i më shumë shfaqjeve teatrale interesante nga 8 vende, të cilat nga 13 deri më 21 shtator do të prezantohen në skena të ndryshme para publikut shkupjan.
- Jam i nderuar që kam rastin të marr pjesë në paralajmërimin e manifestimeve të këtilla institucionale, sepse TRH është institucion me të cilin njihet qyteti jonë, dhe për ta paralajmëruar edicionin e 44-të tradicional të Teatrit të Ri të Hapur. Do të kemi nderin dhe mundësinë e rrallë që më 13 shtator TRH ta hapim me shfaqjen "Kjo ndërtesë flet me (të vërtetë)", me të cilën vendi ynë në Kuadrianalen prestigjioze këtë vit mori çmimin kryesor "Triga e Artë" në këtë manifestim prestigjioz - tha Shilegov në konferencën për media në QKR.
Ai shtoi se në mbyllje të Festivalit, do të prezantohen mysafirët e Athinës me shfaqjen e titulluar "Qyteti i pastër" që flet për stereotipet përmes pamjeve dhe përvojave personale të ekspertëve të vërtetë që kanë të bëjnë me pastërtinë: gra emigruese, pastruese të Athinës.
- Qyteti i Shkupit në TRH njeh një institucion fundamental dhe për këtë arsye e ka rritur mbështetjen në 3 milion denarë këtë vit në kuadër të Programit për mbështetje të projekteve nga sfera e kulturës, dhe shpresoj që vitin e ardhshëm Ministria e Kulturës do ta ndjekë shembullin tonë pasi TRH është TRH - tha Shilegov.
Shilegov u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Shkupit që sa më shumë t'i vizitojnë shfaqjet dhe t'i marrin mesazhet të cilat vetëm arti alternativ mund t’i dërgojë shoqërisë dhe të kënaqen me përmbajtjet cilësore teatrore që i ofron Festivali.
Në konferencën për gazetarë morën pjesë edhe Ruse Arsovski, drejtor i QKR dhe Filip Jovanovski, një nga autorët e projektit "Kjo ndërtesë flet”, i cili fitoi çmimin krzesor "Triga e Artë" në Kuadrianalen prestigjioze.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK